Supergol i Yamal, Barcelona mposht Mallorca-n

Barcelona i falet Lamine Yamal për të mposhtur me rezultatin 1-0 Mallorcan, takim i vlefshëm për javën e 28-të të La Ligës. Një fitore e vuajtur për katalanasit, të cilët humbën mundësinë më të mirë në pjesën e parë për të kaluar në avantazh, ndërsa Gundogan në minutën e 24-t gaboi nga pika e penalltisë.
Goli i fitores për Barçën mbërriti në minutën e 73-të. Yamal bëri një veprim të shkëlqyer në zonë dhe e dërgoi topin në rrjetë. Barcelona në vendin e dytë, me këtë fitore ngjitet në kuotën e 61 pikëve, pesë më pak se Real Madridi që ka një ndeshje më pak të luajtur. Mallorca mbetet në kuotën e 27 pikëve, në vend të 15-të.