E Hënë, 2 Nëntor 2026

Superhëna e fundit e vitit 2024, fotot mahnitëse nga Mbretëria e Bashkuar

“The Beaver Moon”, superhëna e fundit e vitit ka dhuruar pamje spektakolare në Mbretërinë e Bashkuar të premten mbrëma.

Nuk është aq e ndritshme sa superhëna e Hunter-it të muajit të kaluar, por ka dhuruar spektakël në qiell për të gjithë shikuesit.

BBC Weather Watchers ka publikuar disa nga fotografitë më mbresëlënëse të kapura gjatë mbrëmjes së djeshme.

Hënave të plota gjatë gjithë vitit u jepen emra që pasqyrojnë atë që po ndodh në natyrë.

Hëna e plotë e nëntorit quhet Hëna e Kastorit (The Beaver Moon), sepse kastorët janë veçanërisht aktivë në këtë kohë të vitit ndërsa përgatiten për muajt e dimrit në vijim.

Një interpretim tjetër është se fiset indigjene amerikane vendosnin kurthe kastorësh përpara se kënetat të ngrinin, duke siguruar një furnizim me gëzof të ngrohtë dimëror.

Ka rreth tre ose katër superhëna çdo vit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›