Superheronj, Super Beteja, Super Ego

Avengers nuk është sikurse një numër i madh i filmave ku djemtë problematik veshin kostume dhe e luftojnë dreqin. Është e kundërta. Mirëpo, zhanri, megjithatë është ende i asaj periudhe komerciale që është hyrë në një fazë të re imagjinative. Prova e fundit megjithatë është se kemi pak a shumë një “Spider – Man” të ri apo një tjetër “Dark Knight” që paraqitet në horizont me filmin “Marvel’s The Avengers”.
Ndryshe, Avengers është njëri nga filmat më të suksesshëm të vitit, fitues i 2 çmimeve kinematografike dhe kandidat për 9 të tjerë!
Kur bota përballet me shkatërrimin e sigurt, drejtori i një agjencie ndërkombëtare të sigurisë, do të mbledhë të gjithë heronjtë e botës për t’u përballur me Lokin armikun më të fuqishëm dhe ushtrinë e tij gjigante.
Ndoshta ne mund të flasim më shumë për një ringjallje të pop-kulturës për dashurat e tyre përderisa edhe më parë njerëzit më shumë kanë anuar drejt serive britanike të spiunëve të viteve 1960. Por, nga ato shpirtra që e ngushëllojnë vetveten vijmë deri tek vajzat me veshje të zezë për trupi e që bëjnë magji sikurse bën aktorja Scarlett Johansson.
Kështu, “The Avengers”, i cili është ndërthurur nën kritikat e mëparshme dhe bazohet në karakteret e “Captain America,” “Thor,” “The Incredible Hulk” (ai me aktor Edward Norton) dhe në dy seritë e “Iron Man” nuk mund të ju lë pa ju kënaqur. Me skenar dhe regji të Joss Whedom, ky film shpalos individualitetit e madh, karakteret mitike, pasiguritë që mund të shkaktohen nga ndonjë qenie mbinjerëzore e cila mund të fluturoj dhe me egon e tyre mund t’ia arrin qëllimit. Skenat më të mira nuk janë ato të fryrat apo me aksione – që kuptueshëm janë bërë më pak për çudinë e të gjithëve – janë momentet në mes të grumbullimit të heronjve dhe mundësinë e tyre për të mburrur, tallur, flirtuar dhe grindur.
Sekreti i “The Avengers” është një dialog i gjallë i veshur me komedi që e bën atë më interesant dhe ndoshta njërin prej filmave më të mira që kanë dalë nga Marvel dhe kompania Walt Disney. Me kohë – kur aty në lojë paraqitet ekipi i shkëlqyer i filmit atëherë paraqitet gjërat e qelqta, hekurat metalik, fluturaket masive, kërcëllitjet e mençura, rrotullimi i syve dhe goditjet me grusht që na kujtojnë sharmin e filmit “Rio Bravo” të regjisorit të madh Howard Hawks, filmin e fundit vestern në të cilin John Wayne, Angie Dickinson, Dean Martin dhe Ricky Nelson bëjnë shumë biseda në atë mënyrën e tyre që është interesante vetëm ti shohim.
Dallimi është këtu, në mbajtjen me imperativë të kompanive argëtuese duke bërë art dhe “The Avengers” është në atë shkallë që i bën të gjitha. Një vrimë hapet në qiell, luftëtar të metaltë dhe me aeroplan vinë për të bërë një dëmtim digjital në qiellin e Manhattan. Para se kjo të ndodh kemi sekuenca të luftës edhe të tjerë. Asnjë nuk përputhet me ndonjë mençuri kinematografike apo të thellë, pos një grusht i hekurt nga Hulk për fenerin e Thorit dhe një hakmarrje e gjelbër e bërë nga Loki, vëllai i adoptuar i Thor që në këtë episod luan rolin kryesor të njeriut të keq.
Loki (Tom Hiddleston), një turp për planetin Asgardi do të vij me një helmet magjike pas që posedon një kub të kaltër me energji të pastër. Me ndihmën e ndërrimit të palltove të tyre, Loki zhduket edhe nga ata që janë mjeshtër të zbulimit të spiunazhit, atyre mjeshtërve të qeverive botërore që edhe në këtë rast paraqiten në film.
Por, në fund tërë këto superheronj të Marvel përsëri do të ndihmojnë njerëzit për të dalë nga një mugëtirë që ata i ka kapluar, për t’ju dhënë liri atyre që të kenë shpirt për të krijuar gjëra të reja.
Ndryshe, “Avengers” është njëri prej filmave më të shikuar sot në tërë globin. Ata ishin të parët në Gjermani dhe në shumë shtete të tjera evropiane.
“Marvel’s The Avengers” pa përcjelljen e prindërve mund të shikohet nga personat mbi moshën 13 vjeçare dhe do të shfaqet, ku tjetër pos në kanalin DigiGold që në Kosovë e sjell Kompania IPKO.
-----------
Marvel’s The Avengers
Regjia: Joss Whedon; skenari: Whedon, bazuar në tregimin Whedon dhe Zak Penn; drejtor i fotografisë: Seamus McGarvey; montazha: Jeffrey Ford dhe Lisa Lassek; muzika: Alan Silvestri; dizajner: James Chinlund; kostumet: Alexandra Byrne; efektet speciale: Dan Sudick; efektet vizuale: Janek Sirrs; producentë: Kevin Feige; Distributor: Marvel Studios dhe Paramount Pictures. Kohëzgjatja: 2 orë e 22 minuta.
Aktorë: Robert Downey Jr. (Tony Stark/Iron Man), Chris Evans (Steve Rogers/Captain America), Mark Ruffalo (Bruce Banner/the Hulk), Chris Hemsworth (Thor), Scarlett Johansson (Natasha Romanoff/Black Widow), Jeremy Renner (Clint Barton/Hawkeye), Tom Hiddleston (Loki), Stellan Skarsgard (Professor Erik Selvig), Samuel L. Jackson (Nick Fury), Clark Gregg (Agent Phil Coulson), Cobie Smulders (Agent Maria Hill) dhe Gwyneth Paltrow (Pepper Potts).