Superkompjuteri mund të parashikojë kur ndodh një revolucion

Harta e lajmeve per Bin Laden
Një studim amerikan ka arritur në përfundimin se nëse një superkompjuter ushqehet me lajme, ai mund të parashikojë ngjarjet e mëdha në botë.
Kompjuteri, duke u bazuar në miliona artikuj, arriti të parashikojë ngjarjet që ndodhin në Libi e në Egjipt, njofton BBC.
Shkencëtarët thonë se një proces i tillë mund të përdoret për të parashikuar konfliktet në të ardhmen.
Sistemi gjithashtu arriti të gjejë të dhëna të hershme për vendndodhjen e Bin Laden.
Më shumë se 100 milion artikuj u futën në kompjuter, të marra nga Qendra për Burime të Hapura, nga BBC Monitoring, etj.
Ato u hodhën në kompjuterin me emrin Nautilus, me qendër në Universitetin e Tenesisë në SHBA.
Një hartë e ndërtuar nga kompjuteri arriti të identifikonte edhe vendndodhjen e përafërt të Bin Laden, bazuar në lajmet e medieve.