E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Superliga- Mbyllen në barazim pa gola Vllaznia – Tirana dhe Teuta – Elbasani

TIRANË, 11 mars /ATSH/ Dy ndeshjet e fundit për javën e 29-të të kampionatit shqiptar të futbollit, nuk prodhuan fitues.

Klasikja e futbollit shqiptar mes Tiranës dhe Vllaznisë, u mbyll në barazim pa gola.

Në ndeshjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”, kryeqytetasit e gjetën dy herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë me Prengajn dhe Ernest, por në të dyja rastet golat u anuluan për pozicion jashtë loje.

Pjesa e dytë ishte më e qetë, me dy ekipet që në fund u pajtuan me barazimin.

Pas këtij barazimi, Vllaznia mban vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e tetë me 30 pikë.

Në barazim pa gola u mbyll edhe ndeshja mes Teutës e Elbasanit.

Sfida në “Niko Dovana” të Durrësit kishte raste të shumta për shënim, por ekipet gabuan në metrat e fundit.

Elbasani mbetet në vendin e pestë me 36 pikë, ndërsa Teuta e parafundit me 29 pikë të grumbulluara.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›