Superliga- Vllaznia fiton sezonin e rregullt, Bylisi bie nga kategoria, Teuta në “play-out”

TIRANË, 10 maj /ATSH/ Superliga shqiptare e futbollit ka ulur siparin e edicionit 2025-2026, ku Vllaznia ka fituar sezonin e rregullt, duke parakaluar Elbasanin në javën e fundit të kampionatit. Tashmë, për përcaktimin e kampionit do të luhen sfidat e “Final 4” mes Vllaznisë, Elbasanit, Egnatias dhe Dinamo City, të cilat do të zhvillojnë një minikampionat mes tyre.
Në krahun e sfidave për mbijetesë, Tirana ka mundur Elbasanin në transfertë, duke hipotekuar qëndrimin në Superligë, teksa Bylisi ka humbur përballjen direkte me Vorën dhe ka rënë nga kategoria, duke iu bashkuar Flamurtarit. Teuta pas fitores me Egnatian, tashmë do të luajë në “play-out” për të provuar qendrimin në superligë.

