E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Flamurtari – Tirana 0-2Golat per Tiranen u shenuan nga Sefa dhe Ahmataj

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) -  Tirana mori shpagimin ndaj Flamurtarit për atë humbje 1-3 në “Qemal Stafa” në fazën e parë, duke fituar 0-2 në Vorë, falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë nga mesfushori Jetmir Sefa (54’) dhe zëvendësuesi Juljan Ahmataj në minutën e 89-të. Kapiteni i Tiranës, Devi Muka goditi traversën minutën e 63-të.

Tirana u rikthye te fitorja pas humbjes me Laçin. Me këtë fitore, Tirana u ngjit në kuotën e 20 pikëve, 10 më shumë se Flamurtari i vendit të fundit.

Kjo ishte humbja e parë në Vlorë e Flamurtarit, qysh kur Gugash Magani mori drejtimin e Flamurtarit.

Flamurtari do të përballet më javën e 13-të në kryeqytet me Dinamon kryesuese (humbi 0-3 në fazën e patë), ndërkohë që Tirana do të udhëtojë në Korçë në sfidën me Skënderbeun (fitoi 1-0 në fazën e parë).

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 12

28.11.2009

14:00 Laçi-Skënderbeu        0-0

14:00 Shkumbini-Gramozi    1-1
Shënues: Dervishi 88’/ Sadiku 11’

14:00 Dinamo-Kastrioti    2-0
Shënues: Bakaj 13’, Bakaj 32’

29.11.2009
13:00 Vllaznia-Besa 2-3
Shënues: Vioresin Sinani 56’, Bekim Bala 75’/ Daniel Xhafaj 1’, Sokol Cikalleshi 90’+4, Liridon Leci 90’+5

14:00 Teuta-Apolonia 0-2
Shënues: /Mlladen Brkic 57’, Albert Kaçi 69’

30.11.2009
13:00 Flamurtari-Tirana
Shënues:  Jetmir Sefa 54’, Juljan Ahmataj 89’

RENDITJA

1    Dinamo            12    32
2    Besa        12    22
3    Apolonia    12    20
4    Tirana            12    20
5    Teuta        12    16
6    Kastrioti    12    16
7    Shkumbini    12    15
8    Laçi        12    13
9    Skënderbeu    12    12
10    Vllaznia    12    11
11    Gramozi            12    11
12    Flamurtari     12    10

Numri i klikimeve - 146
  E Hene, 30 Nentor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›