E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga Flamurtarimerr kreun pas fitoresne Elbasan

TIRANE- Flamurtari ka marre kreun e Superliges pas fitores 2-1 ne Rruzhdi Bizhuta kunder Elbasanit. Skuadra vlonjate ka patur nje transferte teper te veshtire por ne fund ia ka dale mbane te marre tre piket duke lene pas Dinamon dhe Skenderbeun. Ndeshja nisi ne menyren me te mire per Elbasanin pasi Capja shenoi golin e pare ne minuten e 14-te.

Goditja e tij u devijua edhe nga Sakaj duke perfunduar ne rrjete. Por Flamurtari riktheu shume shpejt barazpeshen duke shenuar me ane te Daniel Xhafajt. Pas nje goditje kendi mbrojtesit vendas u kapen ne befasi dhe sulmuesi e dergoi topin ne rrjete. Ne minuten e 37-te Ahmataj i jep avanatazhin skuadres vlonjate duke shenuar pas nje daljeje te portierit Llani. Deri ne fund Flamurtari u mbrojt mire duke marre nje fitore qe e ngjit ne kuoten e 25 pikeve.

Nderkohe Dinamo ka 23 dhe Skenderbeu 22. Ne ndeshjen tjeter te luajtur sot Tirana u mund 0-2 nga Vllaznia ne Qemal Stafa. Shkodranet shenuan dy here ne pjesen e pare me ane te Vajushit dhe Sinanit duke parakaluar bardheblute ne renditje.
m.a/A. Latifi/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›