E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga, Partizani mposht Egnatian 2-0, barazim Elbasani-Bylis 1-1

TIRANË, 28 shkurt /ATSH / Pasditen e të shtunës u luajtën ndeshjet e radhës së Superligës shqiptare të futbollit.

Në javën e 26-të e Superiores, Partizani fitoi 2-0 ndaj Egnatias, me golat e realizuara nga Murataj në minutën e 8-të dhe Sidibe në minutën e 14-të.

Ndërsa Egnatian luajti pjesën e fundit me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Aleksit.

Me këtë fitore, Partizani ngjitet në vendin e pestë me 39 pikë, po aq sa Dinamo, që ndodhet në vendin e katërt.

Në ndeshjen tjetër të ditës u regjistrua barazim 1-1 mes Bylis dhe Elbasanit. Teksa më herët, në orarin e drekës u luajt sifda mes Vorës dhe Dinamo City, edheajo u mbyll në barazim 1-1.

Ndeshja e fundit e javës së 26-të luhet në ora 19:30′, mes Teutës e Flamutarit.

/e.xh/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›