Superliga, Tirana bie ne Lac

Goli i vetem i takimi u shenua ne minuten e 45 prej Osmanit. Me nisjen e pjeses se dyte megjithe perpjekjet e kampioneve ne fuqi rezultati mbeti i pandryshueshem.
Pas kesaj ndeshjeje Tirana humbet mundesine per te zene vendin e dyte ne renditje duke perfituar nga hapi fals i Beses ne Durres. Kavajasit u gjenden ne disavantazh vetem 4 minuta nga nisja e fraksionit te dyte te ndeshjes kur kapiteni durrsak, Vangjel Mile shenoi gol per Teuten.
Reagimi i verdhezinjeve ka ardhur pas 14 minutash, kur Dragusha godet bukur me koke duke barazuar rezultatin. Ne minutat e mbetura megjithe perpjekjet e te dyja skuadrave, rezultati nuk ndryshon.
Pas dy ndeshjeve te luajtura diten e sotme Dinamo thellon diferencen me vendin e dyte qe mbahet prej Beses me 10 pike. Nderkohe qe Tirana mbetet ne vendin e 3 me 17 pike po aq sa Apollonia.