Superliga “arratiset” nga Shqipëria

(ALBANIA SPORT) - Kushtet e këqija atmosferike në vendin tonë, si dhe gjendja e papërshtatshme e terreneve stërvitore, por edhe dëshira për pak “relaks” i ka shtegtuar skuadrat e Supeligës jashtë Shqipërisë. 8 nga 12 skuadrat e Superligës janë duke e kryer jashtë përgatitoren dimërore jashtë Shqipërisë.
Në Malin e Zi janë katër skuadra: Apolonia, Shkumbini, Gramozi dhe Vllaznia. Në Turqi ndodhen Tirana dhe Dinamo. Në Bosnjë, Flamurtari dhe në Maqedoni, Skëndërbeu. Në Shqipëri kanë mbetur Besa, Teuta, Laçi dhe Kastrioti
Ja ku ndodhen ekipet e Superligës.
NË MALIN E ZI
Vllaznia
Shkodranët ndodhet në Malin e Zi, duke filluar nga data 6 janar. Fitoi ndeshjen e parë miqësore 4-0 me Vllazninë U-19.
Apolonia
Fierakët po zhvillon fazën përgatitore dimërore në Ulqin të Malit të Zi.
Gramozi
Skuadra kolonjare po kryen përgatitjet dimërore në Malin e Zi. Barazoi 0-0 në ndeshjen e parë miqësore me Shkumbinin.
Shkumbini
Shkumbini ndodhet në Ulqin të Malit të Zi. Barazoi 0-0 në ndeshjen e parë miqësore me Gramozin.
NË TURQI
Dinamo
Kryesuesja e Superligës ndodhet në Turqi, për tu rikthyer në Shqipëri, më datë 17 janar. Gjatë fazës përgatitore në Antalia skuadra e Shkëlqim Muçës pritet të zhvillojë tre ndeshje miqësore. Fitoi të parën 5-1 me Canakalesporin
Tirana
Bardhblutë po e kryejnë fazën përgatitore në Antalia. Kampionia në fuqi është akomoduar Kemer të Antalias, në hotelin “Limak Limra”, një ambient shumë i njohur për 24-herë kampionët e Shqipërisë. Humbi 3-1 me Algjeria B.
NË BOSNJË-HERCEGOVINË
Flamurtari
Vlonjatët po e kryen fazën përgatitore në Bosnjë-Hercegovinë. Skuadra vlonjate është akomoduar në Mecigorje ku do të qëndrojë për rreth dy javë. Fitoi ndeshjen e parë miqësore 4-1 me një skuadrër boshnjake.
NË MAQEDONI
Skënderbeu
Nisi fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë.
NË SHQIPËRI
Besa
Skuadra kavajase ka zgjedhur Luzin si vendin ku do të zhvillojë fazën përgatitore dimërore. Fitoi 2-1 miqësoren me Laçin.
Teuta
Edhe durrsakët nuk kanë ndërmend të lëvizin nga Shqipëria.
Kastrioti
Po kryen fazën përgatitore në shtëpi.
Laçi
Po kryen fazën përgatitore në shtëpi. Humbi 2-1 në ndeshjen e parë miqësore me Besën