E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga, gjyqtaret e javes se 22-te

Neser do te luhen ndeshjet e javes se 22-te te Superliges ku Vllaznia do udhetoje ne Durres, ndersa Tirana ne Lushnje.

Djemte e detit dhe kryesuesit e kampionatit do perballen ne “Niko Dovana” nen drejtimin e “bilbilit” Aranit Lulaj, ndersa Kridens Meta do gjykoje ndeshjen Lushnja-Tirana.

Nje tjeter perballje interesante eshte ajo mes Elbasanit ne krize dhe Partizanit qe po fiton terren. Arbiter kryesor ne kete takim do te jete Bardhyl Pashaj, ndersa per takimin Besa-Apolonia eshte caktuar Sokol Cekaj.

Dinamo do prese ne Tirane Bylisin ku do te arbitroje Edvin Hoxha dhe takimi i fundit Shkumbini-Flamurtari do te drejtohet nga Elvis Peza. Te gjitha perballjet di startojne ne oren 14:30.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›