Superluksi ne vilen e Vlores
Vila qeveritare në Vlorë, ajo që dikur quhej vila e Mehmet Shehut, ka qenë disa muaj më parë në qendër të vëmendjes, kur në Kuvend miratohej buxheti në qendër të polemikave për shpenzimet e mëdha që kishte parashikuar qeveria për rikonstruksionin e saj.
Gati 10 muaj më pas, Top Channel ka mundur të sigurojë pamjet e ambjenteve të brendshme të vilës, pas përfundimit të punimeve.
Arredimi i vilës që do të përdoret nga kryeministri ka kushtuar 500 milionë lekë, ose gjysmë milion dollarë dhe duke sjellë një ambjent lluksi brenda saj, të pakapshëm jo vetëm për shumicën dërrmuese të shqiptarëve, por që rrallë mund të haset ndoshta edhe në shtëpitë shtetërore për krerët e qeverive në shtete edhe më të mëdha dhe të rëndësishme se Shqipëria.