Superoperacion antidrogë në Vlorë, sekuestrohen 900 kg drogë, 3 në pranga
Policia e Vlorës ka përmbyllur me sukses dy operacione policore antidrogë. Nga Strukturat Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë Qarku Vlorë, të premten në kuadër të procedimi penal të vitit 2013 falë hetimeve 3 mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë është finalizuar me sukses operacioni i koduar “KALAJA” ku si rezultat i të cilit është shkatërruar një bazë perpunimi dhe paketimi lënde narkotike.
Në kuadër të hetimeve dhe informacioneve të grumbulluara nga Strukturat antidrogë mbrëmjen e djeshme është ushtruar kontroll në një banesë në fshatin Shërishtë në pronësi të shtetasit Festim Sadedinaj, 50 vjec, lindur dhe banues në fshatin Sherisht të rrethit Vlorë.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar rreth 300 kg lëndë narkotike marijuanë e cila ishte e paketuar dhe e vendosur në canta të ndryshme sportive. Nga hetimet e kryera në lidhje me veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi ka rezultuar se grumbullonte lëndë narkotike marijuanë dhe paketonte atë për llogari të grupeve të ndryshme kriminale. Në cilësinë e provës materiale këtij shtetasi ju sekuestruan 2 automjete tip fugon dhe kamioncinë të cilat përdoreshin për transportin e lëndës narkotike dhe peshore elektronike.
Po ditën e djeshme nga Strukturat Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Polcisë Qarku Vlorë falë një pune të mirëorganizuar është finalizuar me sukses operacioni i dytë policor antidrogë i koduar ” SKELA 1 ” ku si rezultat i të cilit u sekuestruan rreth 600 kg lëndë narkotike marijuanë si dhe janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
“Diego Haxhiraj, vjec 27, lindur dhe banues Vlorë, i dënuar më pare për narkotikë;
“Ajet Çepaj, vjec 51, lindur dhe banues Vlorë, si dhe janë shpallur në kërkim edhe 3 persona të tjerë.
Lënda narkotike është sekuestruar brenda një automjeti tip kamioncin frigoriferike në një parking në qytetin e Vlorës. Dyshohet që lënda narkotike ishte bërë gati për tu trafikuar në drejtim të Italisë në rrrugë tokësore.
Nga strukturat Kundër Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal të këtyre shtetasve.