Supersulmuesi Bony, e zgjedhë Premierligën

Golashënuesi më i mirë në kampionatin holandez, sulmuesi i Viteses, Wilfried Bony ka vendosur që karrierën ta vazhdoj në Premierligën Angleze. Sulmuesi fantastik nga Bregu i Fildishtë është pajtuar për tu bashkuar me skuadrën uellsiane që luan në Premierligë, Swansea.
Sipas mediave holandeze, Bony është pajtuar që për 12 milion euro të kaloj te Swansea. Bony ka refuzuar oferta nga Spanja, Italia dhe Franca për të zgjedhur skuadrën që drejtohet nga Michael Laudrup./Indeksonline/