E Enjte, 5 Nëntor 2026

Surpriza, Maroku në çerekfinale/ Edhe Spanja eliminohet nga pika e bardhë e penalltive

Marokenët vijojnë  të suprizojnë në kupën e botës,duke prerë një biletë për në çerekfinale përballë Spanjës.

Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola .Edhe pse ndeshja ishte mjaft e luftuar nga të dyja palët, gjatë 90 minutave lojë u evidentuan raste të rrezikshme nga spanjollët dhe marokenët ,por nuk u prodhua asnjë gol.

Kombëtarja afrikane ka bërë një edicion mjaftë pozitiv dhge në fazën e grupeve ku deri më tani nuk ka pësuar asnjë humbje.

Spanjollët nga ana tjetër duket sikur i zuri mallkimi i gjermanëve dhe nuk mundën të kalonin në fazën tjetër.

Dueli shkoi në shtesa aty ku marokenët humbën një mundësi të artë me  Cheddira i cili nuk e shfrytëzojë si duhet. Megjithatë nuk kishte histori.

Llotaria e penalltive vendosi gjithçka ,mbi fatin e skuadrave.

I pari që gjuajti nga pika e bardhë për spanjollët ishte lojtari i psg Sarabia  i cili gaboi,duke vijuar edhe me Soler dhe Buskets ,të cilët dështuan.

Kombëtarja afrikane realizojë saktë nga pika e bardhë duke përmbushur kështu misionin e saj.

Marokenët do të presin të mësojnë kundërshtarin nga cifti Zvicër – Portugali që do të luaj në orën 20.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›