E Diel, 1 Nëntor 2026

Surpriza, sfida dhe ndjenja! Nis nata e 7-të e Ferma VIP 3 në Vizion Plus

Ka startuar nata e shtatë e spektaklit më të ndjekur në Shqipëri, “Ferma VIP 3”. Një show i cili është tashmë në shtëpinë e çdo shqiptari.

Nën drejtimin e Vita Production dhe producentes Holta Dulaku, vjen çdo të hënë dhe të premte në orën 21:00 LIVE në ekranin e televizionit kombëtar Vizion Plus, si dhe 24/7 në dy kanale të dedikuara.

Mbrëmjen e sotme, nën moderimin e Arbana Osmanit dhe tre opinionistëve Armina Mevlani, Ermal Mamaqi dhe Einxhel Shkira, vijnë të tjera surpriza, sfida dhe debate.

Tema e diskutimit, rrëfime, por edhe ballafaqime mes fermerëve pritet ta bëjnë mbrëmjen e sotme edhe më magjike.

Ndërkohë, dashuri të reja kanë lindur në fermë, ndjenjat nuk mund të mbahen më të fshehura.

Pa harruar televotimin dhe sfidat. Prandaj mos u largoni, qëndroni tani LIVE në Vizion Plus dhe për të gjithë ju që nuk keni mundësi ta ndiqni përmes TV, mund ta ndiqni në linkun tonë të YouTube.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›