Surprizon fansat
Brad Pitt ka dashur ti habisë të gjithë fansat dhe dashamirësit e tij, teksa ka mbërritur në një nga kinematë e Madritit për premierën e filmit të tij “World War Z”, film i përshtatur nga romani i Max Brooks, i vitit 2006.
Aktori pas kaloi mes përmes sallës së mbushur me spektatorë, u ngjit në skenë duke tërhequr vëmendjen e të pranishëve pasi ata nuk e prisnin që ai do të ishte pikërisht aty.
Brad mbajti edhe një fjalim duke falenderuar bashkëpunuesit e tij për filmin, por edhe spektatorët dhe fansat që merrnin pjesë në premierën e filmit të tij.
Një numër i madh adhuruesish të tij me padurim ka pritur momentin e autografit nga një yll i kinematografisë siç është Brad Pitt.


