E Diel, 1 Nëntor 2026

Suspendohen tre policë në Prishtinë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, ka marrë vendim që të suspendoj tre zyrtarë policorë, për 48 orë , si dhe të filloj procedurat e nevojshme disiplinore, konform rregulloreve në fuqi.

Suspendimi i dy zyrtarëve policor, është bërë për mos respektim të rregullave dhe parimeve policore, derisa ishin në kryerje të detyrës zyrtare, në rrugën e Tiranës në Prishtinë.

Ndërsa zyrtari i tretë është suspenduar për shkak të përgjegjësisë që ka si mbikëqyrës i ndërrimit, në këtë rast mbikëqyrës i patrullës në fjalë.

Që të tre zyrtarët janë të punësuar në stacionin policor qendra në Prishtinë./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›