E Shtunë, 31 Tetor 2026

Suzuki rikthehet ne MotoGP

Kompania japoneze e prodhimit të motorëve, “Suzuki”, konfirmoi rikthimin zyrtar në MotoGP, duke nisur që prej sezonit 2015.

Ndërkohë, testimet do të nisin në mënyrë të menjëhershme, me një pilot veteran si francezi Randy de Puniet, ai që do t’i udhëheqë. Si drejtor i përgjithshëm i skuadrës u konfirmua italiani Davide Brivio. Shpresohej se pas dy vitesh tërheqje nga MotoGP, Suzuki do të rikthehej që në sezonin e ardhshëm, por vetë shtëpia japoneze vendosi të shtynte debutimin me një vit, për të rritur mundësinë e zhvillimit të motorit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›