E Shtunë, 31 Tetor 2026

Svenson Zgjedhjet rruga per ne BE

Ambasadori suedez ne Shqiperi, Patrik Svenson ka deklaruar se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të plotësojë sa më shpejt numrin e anëtarëve në mënyrë që të jetë konform standardeve dhe rregullave.

Gjatë një vizitë në Korçë ai ritheksoi se këto zgjedhje duhet të jenë të lira dhe të ndershme dhe se janë një detyrim i qartë për vendin. “Suedia si një vend anëtar i BE shpreson që situata parazgjedhore do të jetë e qetë dhe zgjedhjet do të jenë të lira dhe të ndershme. Kjo është shumë e rëndësishme për vendin dhe për procesin e integrimit”, deklaroi diplomati suedez. Zgjedhjet 2013Islami, deklarata e parë si demokrat Miku i Grossruck, vëzhgues i parë Meta: Të miratojmë tre ligjet Sipas tij KQZ, duhet të funksionojë me 7 anëtarë dhe kjo duhet të bëhet sa më shpejt. “Rruga e Shqipërisë për në BE hapet vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, deklaroi ambasadori Svenson. Zgjedhjet 2013
Islami, deklarata e parë si demokrat
Miku i Grossruck, vëzhgues i parë
Meta: Të miratojmë tre ligjet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›