E Diel, 1 Nëntor 2026

Sylvinho: Ndeshja më e mirë/ Trajneri i kombëtares, i kënaqur pavarësisht humbjes me Anglinë

Rezultati mënjanë. Anglia është një rival nga një tjetër planet, ndërsa arritja e objektivit e bën më të lehtë, madje të papërfillshme humbjen 2-0 në “Air Albania”.

Kjo duket qartë nga fjalët e trajnerit Sylvinho, që me krenari shijon kualifikimin në play off e Botërorit.

Suksesi në këto kualifikuese është një triumf kolektiv, por edhe një revansh personal për Sylvinho.

Tani e gjithë vëmendja drejtohet nga shorti i play off. Sylvinho pret të njëhë rivalët, por deri te ndeshjet e marsit shpreson të rigjejë në formë lojtarët e tij./abcnews.al

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›