Synojne Rusine e Katarin

Zviceranet qysh tash kane filluar te mendojne per kampionatet boterore qe do te mbahen ne Rusi me 2018 dhe ne Katar me 2022.
Tabloidi zviceran Blick te premten ka shkruar se ne vitin 2018 fituesit e Kampionatit boteror U17 me Zvicren Pajtim Kasami dhe Granit Xhaka do te jene 26 vjec ne moshen me te mire per nje lojtar.
Dy futbollistet shqiptare shpresojne se do te jene pjese e Kombetares se Zvicres ne kampionatet boterore 2018 dhe 2022. Por Kasami dhe Xhaka kane mendime te ndryshme rreth organizatoreve te ketyre evenimenteve.
Mesfushori i klubit italian Palermo do te deshironte qe organizatore e Boterorit 2018 te ishte Spanja ose Anglia.
147Do te doja te ishte Spanja ose edhe Angli entuziazmi per kete sport eshte unik vecanerisht ne Angli. Isha ne Rusi me Palermon per ndeshjen e Europa League kunder CSKA dhe nuk eshte perzgjedhja me e mire. Ndersa Katari eshte nje vend i shkelqyeshem atje isha me Liverpoolin ne Abu Dhabi. Do te jem atje sepse eshte e qarte se ky eshte synimi me i madh148 ka thene Kasami per Blick.
Ndersa mesfushori i skuadres zvicerane Basel mendon se organizmi i Kampionatit boteror ne Rusi dhe Katar do te jete eksperience e re per skuadrat.
147Mendoj se zgjedhja eshte e mire. Ne kemi qene ne Itali Gjermani dhe France prandaj jam kureshtar se cfare do te ndodhe ne keto vende. Katari eshte nje vend ku eshte shume nxehet ndersa Rusia nje vend pafundesisht i madh. Kjo gjithashtu edhe per kombetaret do te jete nje pervoje e re. Natyrisht kam shprese se do te jem atje148 u shpreh Xhaka.
FIFA te enjten vendosi qe Rusia te jete nikoqire e Kampionatit boteror 2018 derisa Katari i Botorit 2022.