E Shtunë, 31 Tetor 2026

Synon Ligen e Kampioneve

Nga Express me 05 dhjetor 2010 ne ora 1229

Mesfushori kosovar Lorik Cana pranon se skuadra e tij Galatasaray deri me tani ka kaluar neper nje krize te theksuar te rezultateve ne kampionatin turk.
Andaj reprezentuesi i Kombetares shqiptare eshte i vetedijshem se skuadra e tij ka shume pak gjasa qe sivjet te stoliset me titullin e kampionit te Turqise.
Por ai thote se ekipi i tij duhet te luftoje per nje pozite qe con ne garat e Liges se Kampioneve.

147Galatasaray eshte nje klub i madh dhe eshte normale nese tifozet e presin titullin e kampionit. Por sivjet titulli eshte synim joreal. Ne duhet te luftojme me te gjitha forcat per hir te tifozeve qe ta sigurojme nje vend per kualifikim ne Ligen e Kampioneve148 ka thene Cana per mediet turke.

Ish kapiteni i Olimpique Marseille dhe i Sunderlandit ka perseritur se nuk eshte penduar qe gjate veres nga klubi anglez u transferua ne Galatasaray edhe pse skuadra e tij e re po perjeton krize te rezultateve.

Ai ka theksuar se ne Turqi ndihet mire pasi gjendet me afer vendlindjes dhe te afermeve te tij per dallim prej kohes kur kishte jetuar ne France dhe Angli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›