E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Szczesny dhe basti me Messin: Penalltia? Nuk do ta japing

Ka pasur një “bast në fushë” në ndeshjen Poloni-Argjentinë për penalltinë e Leo Messit. Wojciech Szczesny e zbuloi këtë pas ndeshjes në një intervistë për TV norvegjez TV2. Një bast që ndoshta nervozoi argjentinasin me numër 10 dhe e ndihmoi portierin polak të ruante portën. “Ne folëm para penalltisë – tha ai -. Unë i thashë ‘vë bast 100 euro që arbitri nuk do të japë penallti’ dhe e humba bastin kundër Messit”.

Szczesny më vonë shpjegoi: “Unë nuk e di nëse është e ligjshme për Kupën e Botës, dhe ndoshta do të ndëshkohem për të. Por nuk më intereson. Dhe nuk do ta paguaj as atë! Atij nuk i interesojnë 100 euro”.

Për kënaqësinë e tij personale, numri 1 i Juventusit tha se “është bukur të presësh penalltinë nga ai që mendoj se është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Si portier është ndoshta ndjenja më e mirë që mund të kesh, dhe kur ai është në një Kupë Bote, është shumë e bukur”, përfundoi ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›