Szunyog: Kosova të punojë me fqinjët e saj për shfrytëzimin e potencialit në rajon

PRISHTINË, 22 maj/ATSH/ Kosova është e përkushtuar në luajtjen e një roli konstruktiv si në Procesin e Berlinit edhe në marrëveshjen e CEFA-s.
Kështu është thënë në tryezën e organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian në bashkëpunim me GIZ-in, me temën e diskutimit: “Rritja e integrimit rajonal: Roli i Kosovës në Procesin e Berlinit dhe në kryesimin e CEFTA-s”.Gjatë kësaj konference është thënë se pengesat aktuale për rritjen e integrimit rajonal duhet të jenë të zgjidhura.
Ambasadori i Zyrës së BE-së Tomas Szunyog, ka thënë se Kosova duhet të punojë bashkë me fqinjët e saj, pasi sipas tij vetëm ashtu mund të shfrytëzohet potenciali i rajonit.
Krasniqi, ka shtuar se Kosova është e përkushtuar në luajtjen e një roli konstruktiv si në Procesin e Berlinit edhe në marrëveshjen e CEFA-s.
Po ashtu, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve, Zef Dedaj ka shtuar se CEFTA është një mekanizëm i domosdoshëm për Kosovën.
Sipas, zëvendës ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Mathias Conrad, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të punojnë dhe të gjejnë zgjidhje konstruktive për përfitimin e të gjithëve përkundër rrethanave të vështira politike.
Ndërkaq, ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së CEFTA-s, Danijela Gaçeviq ka theksuar se kur Kosova të bëhet pjesë e BE-së jo vetëm duhet të jenë në garë me kompanitë rajonale por edhe kompanitë brenda BE-së. /KosovaPress/