Szymon Marciniak do të arbitrojë finalen mes Argjentinës dhe

FIFA ka vendosur që sot se kush do të jetë kryesori i finales të Kupës së Botës. Mësohet se dueli mes Argjentinës dhe Francës i është besuar polakut Szymon Marciniak.
Hera e dytë – Për 41-vjeçarin kjo do të jetë hera e dytë që do të gjykojë Argjentinën dhe Francën në këtë Botëror. Szymon Marciniak u përzgjodh nga FIFA që të gjykojë ndeshjen e vlefshme për fazën në grupe mes Francës dhe Danimakrës (2-1). Ndërkohë që ai njeh edhe Messi-n me shokë pasi arbitroi duelin e vlefshëm për një vend në çerekfinale të këtij Botërorin, Argjentinë-Australi (2-1. Në total në këto dy ndeshje Szymon Marciniak nxorri plot 5 herë kartonin e verdhë ndërkohë që nuk largoi asnjë lojtar nga fusha.
Precedenti – Në Rusi 2018, Szymon Marciniak ka qenë arbitër i takimit të parë të Argjentinës në atë Botëror. Në barazimin 1-1 mes Argjentinës dhe Islandës.
Ekipi i arbitrave për finalen Argjentinë-Francë:
Arbitër: Szymon Marciniak (Poloni)
Asistenti 1: Pawel Sokolnicki (Poloni)
Asistenti 2: Tomasz Listkiewicz (Poloni)
Arbitër i katërt: Ismail Elfath (SHBA)
VAR: Tomasz Kwiatkowski (Poloni)
AVAR: Juan Soto (Venezuelë)
Offside VAR: Kyle Atkins
Support VAR: Fernando Guerrero