E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të diplomuarit në tregun e punës 1 2 3 4 5 (7 vota) e hënë , 07 q

Afrimi i universiteteve me tregun e punës dhe prodhimin si dhe përfshirja e tyre në inovacion ishte qëllimi i një memorandumi mirëkuptimi që kompania "Kurum" bëri me fakultetin e inxhinierisë së ndërtimit dhe univeristetin "Epoka". Nisja e këtij bashkëpunimi është bërë me mbështetjen e ministrit të inovacionit Genc Pollo, i cili tha se raste të tilla duhet të ketë sa më shumë.

Lexo të plotë ...   Forum ekonomik Shqipëri-Poloni 1 2 3 4 5 (6 vota) e hënë , 07 qershor 2010 Mundësitë e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Polonisë janë shumë më të mëdha se sa niveli aktual. Kështu tha ministri i ekonomisë Dritan Prifti në ditën e biznesit polak, një aktivitet i zhvilluar në Tiranë me nismën e ambasadës së këtij vendi. Të njëtin vlerësim kanë shprehur edhe autoritetet polake të pranishme në aktivitet. Lexo të plotë ...   Qeveria, mbeshtetje industrisë së fasonit 1 2 3 4 5 (4 vota) e shtunë , 05 qershor 2010 Industria e fasonit do të ketë një mbështetje edhe më të lartë nga qeveria. Këtë premtim kanë bërë për disa nga operatorët e këtij tregu zv/kryeministri Ilir Meta dhe ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti. Në një takim të zhvilluar paraditen e të shtunës fasonistët kanë kërkuar nga qeveria procedura më të shpejta për rimbursim të TVSH, mosndërhyrje në pagën minimale, lehtësim të punës në dogana e të tjera si këto.
Lexo të plotë ...   Ekspertët apel Bankës Qëndrore: Të ulet norma e interesit 1 2 3 4 5 (6 vota) e premte , 04 qershor 2010 Ulja e normave të interesit është një kërkesë imediate për zhvillimet aktuale ekonomike e financiare të vendit. Duke bërë këtë sugjerim për bankën qëndrore ekspertë të ekonomisë thonë se ky veprim lehtëson ndjeshëm kostot në ekonomi si edhe vë më mirë në eficensë depozitat.
Azhornuar së fundi ( e premte , 04 qershor 2010 ) Lexo të plotë ...   Konferenca e Bankës Botërore, qëndrueshmëria e ekonomisë shqiptare 1 2 3 4 5 (3 vota) e martë , 01 qershor 2010 Rritja e qëndrueshme ekonomike në kushtet e një mjedisi ndërkombëtar të mbushur plot me sfida ka qenë tema e konferencës së dytë të Bankës Botërore për Shqipërinë. Kryeministri Sali Berisha dhe folës të tjerë thanë se megjithë krizën e rëndë vendi arriti të përballojë me sukses efektet e saj.
Lexo të plotë ...   SME-të shqiptare janë jokonkurruese 1 2 3 4 5 (6 vota) e shtunë , 29 maj 2010 Ekonomia shqiptare është një ekonomi jo konkurruese sepse ndërmarrjet shqiptare janë jokonkurruese. Në vendin tonë ndërmarrjet e vogla e të mesme vuajnë masivisht mungesën e zhvillimit dhe aplikimit të risive teknologjike. Burimet zyrtare e pranojnë vetë se “Duke u krahasuar me vendet e rajonit, ne sektorin e  SME-ve,  konsiderohen ende kritike niveli zhvillimit te sipermarrjes dhe inovacionit, qe në vetvete perbejne bazen  standardeve të BE-së dhe qe jane tregues për matjen e performancës se tyre”. Lexo të plotë ...   OECD raport për politikat tregtare, Shqipëria e dyta në rajon 1 2 3 4 5 (7 vota) e shtunë , 29 maj 2010 Shqipëria nuk po e paraprin sa duhet tërheqien e investimeve të huaja në ekonominë e saj. Një raport i OECD i botuar së fundmi e rendit vendin tonë në grupin e dytë mes 10 vendeve të rajonit të marra në shqyrtim. Nga 7 indikatorë të marrë në shqyrtim vetëm sa i takon apektit të politikave tregtare Shqipëria është e dyta mes vendeve të rajonit. Lexo të plotë ...   Reforma, shkurtohen inspektoriatet 1 2 3 4 5 (3 vota) e shtunë , 29 maj 2010 Një reformim tërësor i sistemit të inspektimit në vend synon të reduktojë kostot e biznesit dhe të fusë standartet evropiane në inspektim. Eno Bozdo, zëvendës ministër i ekonomisë thotë se nga 34 inspektoriate numri do të reduktohet në 11 të tillë. Sipas tij për të realizuar këtë reformë janë shfrytëzuar ligjet e disa vendeve evropiane. Lexo të plotë ...   Civici: Kujdes nga luhatjet e euros 1 2 3 4 5 (2 vota) e premte , 28 maj 2010 Luhatjet e shpejta në raportet e lekut me dy valutat kryesore euro dhe dollar janë sinjale për një kujdes më të shtuar në monitorimin e treguesve ekonomikë. Eksperti dhe profesori i ekonomisë Adrian Civici thotë se rënia e euros shkakton probleme në ekonominë shqiptare për vetë dimensionet e përdorimit të kësaj monedhe. Lexo të plotë ...   Konsumatorët e këqinj të energjisë 1 2 3 4 5 (3 vota) e enjte , 27 maj 2010 Banesat shqiptare përgjithësisht të ndërtuara keq janë njëkohësisht edhe konsumatore të këqija të energjisë. Ky ishte njëri nga përfundimet e konferencës të zhvilluar nga Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore në bashkëpunim me IFC. Sipas ekspertëve nga banesat mund të kursehen sasi të konsiderueshme energjie, por tradita dhe e sotmja e banesave enede nuk e mundësojnë këtë.
Lexo të plotë ...

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›