E Diel, 1 Nëntor 2026

Të hënën rezultati përfundimtar i zgjedhjeve; fiton PD

“KQZ-ja deri më tani ka bërë shpërndarjen e mandateve të deputetëve për nëntë qarqe, ndërkohe që pritet të bëhet ai për Fierin, Tiranën dhe Shkodrën, për të cilat sapo ka mbaruar ankimimi në Kolegj. Dita e hënë do të jetë afati i fundit për të dhënë në këtë mënyrë certifikimin e plotë të këtyre zgjedhjeve”, deklaroi dje kryetari i KQZ-së, Arben Ristani. Duket se tashmë, KQZ-së, i mbetet për të certefikuar rezultatet vetëm në tre qarqe, për të mbyllur përfundimisht këtë proces.

Nga rezultatet paraprake, por që duken se do të jenë përfundimtare pasi Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimet e KQZ-së, koalicioni i djathtë, “Aleanca e Ndryshimit”, i kryesuar nga Partia Demokratike ka siguruar 70 mandate (PD 68, PR 1, PDI 1), koalicioni i majtë, “Bashkimi për Ndryshim” i udhëhequr nga Partia Socialiste 66 mandate (PS 65, PBDNJ 1), ndërsa koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim”, i drejtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim me 4 mandate.

Tashmë, pas certefikimit të rezultatit pritet të zhvillohen negociatat për qeverinë e ri, në përbërje të të cilës do të jetë edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka deklaruar se do të bëhen pjesë e qeverisë së ardhshme drejtuar nga Partia Demokratike.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›