E Shtunë, 31 Tetor 2026

TAP, Memorandum mirëkuptimi me Kroacinë, Malin e Zi dhe Bosnjen

Shqipëria firmos Memorandumin e Bashkëpunimit në realizimin e gazsjellësit TAP me Malin e Zi, Bosnje dhe Herzegovinën dhe Kroacinë. Memorandumi u nënshkrua në ambjentet e Kryeministrisë nga katër ministrat e Jashtëm, Aldo Bumçi, Igor Lukshiç, Zlatko Lagumdzija dhe Joshko Klisoviç, në prani edhe të Kryeministrit Berisha.
Në fjalën e tij shefi i qeverisë, vlerësoi edhe një herë rëndësinë e projektit TAP, duke e vlerësuar jo vëtëm një vlerë të shtuar ekonomike për të ardhmen por dhe një urë e shkëlqyer bashkëpunimi mes vendev të rajonit.

TAP ka të gjitha shanset për të qenë projekti fitimtar. Krahasuar të dyja projektet çdo njeri e gjen TAP me një projekt fizibël dhe më të evancuar. Projekti tjetër është produkt i mossuksesit dhe në vetvete nuk ka sigurinë që ka ky projekti transadriatik. Dua të theksoj dhe një faktor tjetër, fuqinë bashkëpunuese që mban në vetvete ky projekt mes vendeve. Pak kohë më parë qeveritë e Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë firmosën një marrëveshje, e para e këtij lloji që i angazhon ato tu përmbahen rregullave të rëndësishme. Besoj se vendimarrësit do ta kenë parasysh edhe këtë faktor tha ai.

Berisha tha se drejtim kryesor i gazsjellësit është tregu i madh italian dhe grek, por rajoni me dinamizmin e tij sjell një treg të shtuar në hapësirën e furnizimit me gaz.

Drejtimi kryesor i TAP është tregu italian dhe tregje të tjera, por rajoni sjell një treg të shtuar në këtë gazsjellës. Rajoni ynë është një rajon me dinamizëm dhe potencial real në vitet që vinë. Ne memorandumin që firmosëm sot për mirëkuptim me qeverinë italiane dhe greke është dëshmi edhe e një urie për nevoja për gaz të rajonit u shpreh Berisha.
Ndërkaq Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje Herzegovinës Zlatko Lagumdzija e vlerësoi si një prespektivë të ndritur për të ardhmen e përbashkët ekonomike dhe energjitike të rajonit.

Do ta falenderoja kryeministrin Berisha për udhëheqjen e tij. Ne ndajmë të njëjtat bindje, mirëkuptimin e përbashkët. Jemi këtu se besojmë në të ardhmen tonë, të rajonit, të BE dhe të projektit TAP. Besojmë që edhe vendimet që do merren do të jenë në bazë të ekonomisë dhe teknologjisë.Po e mbyll me një thënie që përdoret në Bosnje, Na ndihmoftë Zoti, por në fillim duhet të ndihmojmë veten tha ai.

Ndërtimi i gazësjellësit ka rëndësi strategjike për vendin tonë.Ndërlidhja që do kemi me sisteme të tjera energjitike do na sjellë një sistem më të qëndrueshëm dhe më të mirë. Ndërtimi i projektit do ndihmojë edhe në përmirësimin e infrastrukturës energjitike, është një projekt europian rreth sigurisë energjitike që ata promovojnë. Kjo është mundësi edhe për vendin tonë vlerësoi Ministri i Punëve të Jashtme e Integrimit Europian i Malit të Zi Igor Lukshiç.

Nga ana tjetër edhe Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kroacisë, Joshko Klisoviç, shprehu mbështetjen e vendit të tij ndaj TAP.

Vendimi përfundimtar për projektin fitues pritet të merret në javët në vazhdim nga Konsorciumi Shah Deniz 2 në Azerbajxhan. Zgjedhja do te behet mes dy projekteve TAP, i cili kalon nepermjet Shqiperise, dhe Nabucco Ëest.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›