TEHERAN – Irani: SHBA dështoi të rihapë Ngushticën e Hormuzit pavarësisht mashtrimeve

Sipas vërejtjeve të transmetuara nga agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve të Iranit ISNA, zëvendësi politik i Marinës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha se ngushtica është mbyllur me urdhër të komandantit të Marinës së IRGC-së, Alireza Tangsiri dhe pretendoi se Washingtoni ka dështuar të ndryshojë situatën.
“Amerikanët, pavarësisht një mijë mashtrimeve dhe akteve të mashtrimit, nuk mundën ta rihapnin atë”, tha ai. Tangsiri theksoi se të gjitha forcat e armatosura iraniane mbetën “me gishtat në këmbëz” dhe të gatshme për t’iu përgjigjur çdo sulmi të ardhshëm.
Në anën tjetër, një burim ushtarak iranian tha se vendi ka zhvilluar armë të përparuara që ende nuk janë përdorur në luftë. Në vërejtjet për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti, burimi tha se Irani nuk përballet me mungesë të aftësive ushtarake ose mbrojtëse dhe paralajmëroi se nuk do të tregojë përmbajtje në asnjë përballje të ardhshme. /os/