E Diel, 1 Nëntor 2026

TEHERAN – Irani nis sulme të reja ndaj bazave amerikane në Lindjen e Mesme

TEHERAN, 31 korrik /ATSH-DPA/- Irani deklaroi sot se ka sulmuar bazat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, gjatë natës.

“Ushtria ka lëshuar dronë drejt objektivave në Kuvajt dhe Bahrein”, tha Irani në një deklaratë.

Pretendimet nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

As Bahreini dhe as Kuvajti deri më tani, nuk kanë raportuar se kanë aktivizuar mbrojtjen e tyre ajrore, në përgjigje të sulmeve iraniane.

Gjithashtu, nuk pati raportime për sulme të reja amerikane ndaj Iranit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›