TEHERAN – Irani paralajmëron Izraelin dhe SHBA-në për hakmarrje ndërsa luftimet vazhdojnë

TEHERAN, 3 nëntor /ATSH-DPA/- Udhëheqësi i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka kërcënuar sërish armiqtë e mëdhenj iranianë, Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas konfrontimeve të fundit ushtarake.
“Armiqtë, qofshin regjimi sionist apo Amerika, me siguri do të marrin një përgjigje shkatërruese ndaj asaj që po i bëjnë Iranit dhe frontit të rezistencës”, tha 85-vjeçari Khamenei në Teheran.
Rreziku i një lufte të madhe dhe të hapur midis Iranit dhe Izraelit është rritur kohët e fundit.
Një javë më parë, Izraeli goditi Iranin me sulme ajrore në atë që vendi e përshkroi si hakmarrje për sulmin raketor iranian në fillim të tetorit.
Më pas, pati deklarata dhe raporte kontradiktore nëse ushtria e Iranit do të përgjigjej.
I ashtuquajturi Boshti i Rezistencës së Iranit, një aleancë joformale e grupeve militante islamike të mbështetura nga Teherani, përfshin lëvizjen libaneze Hezbollah dhe lëvizjen palestineze Hamas në Rripin e Gazës.//a.i/