E Diel, 1 Nëntor 2026

TEHERAN – Shefi i ushtrisë pakistaneze zhvillon bisedime mes tensioneve Iran-SHBA

TEHERAN, 23 maj /ATSH-DPA/ – Shefi i ushtrisë së Pakistanit, Asim Munir, zhvilloi bisedime me udhëheqjen iraniane në Teheran, ndërsa përpjekjet diplomatike lidhur me konfliktin iranian po intensifikohen.

Në të njëjtën kohë, kryetari i parlamentit iranian paralajmëroi Uashingtonin kundër ndërmarrjes së sulmeve të reja.

Sipas transmetuesit shtetëror iranian IRIB, Munir u takua mbrëme me ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në bisedime që zgjatën deri pas mesnate.

Ai u takua sot me kryetarin e parlamentit dhe negociatorin kryesor iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili lëshoi një paralajmërim të ashpër ndaj presidentit amerikan Donald Trump.

“Nëse Trump kryen një tjetër veprim të pamenduar dhe nis një luftë të re, kundërpërgjigjja e forcave të armatosura iraniane ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë edhe më shkatërruese”, tha Ghalibaf gjatë takimit, sipas IRIB.

Megjithatë, ai theksoi se Irani do të vazhdojë të ndjekë rrugën diplomatike “me mençuri dhe vendosmëri”, duke shtuar se Teherani nuk do të heqë dorë nga të drejtat e popullit iranian për hir të arritjes së një marrëveshjeje./   /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›