E Martë, 3 Nëntor 2026

TEL AVIV – Forcat izraelite sulmojne 90 objektiva brenda 48 orëve në Gazë

TEL AVIV, 13 prill /ATSH-DPA/- Forcat Ajrore izraelite kanë sulmuar më shumë se 90 objektiva në Rripin e Gazës në 48 orët e fundit, tha sot një zëdhënës ushtarak.

“Objektivat përfshinin depo armësh, qeliza terroriste dhe instalime nga të cilat ishin lëshuar dje raketat në drejtim të Izraelit”, tha ai.

“Një qendër komandimi dhe kontrolli e grupit islamik palestinez Hamas u godit gjithashtu në orët e para të mëngjesit”, shtoi ai.

Zëdhënësi tha se disa terroristë ishin vrarë në veri të Gazës ndërsa po përpiqeshin të vendosnin një IED – pajisje shpërthyese të improvizuar.

Ai tha se operacioni tokësor do të vazhdonte në rajonin Rafah dhe Korridorin Morag, në Rripin jugor të Gazës.

Sot pasdite, ushtria izraelite u bëri thirrje sërish banorëve të Khan Younis, në jug të rripit bregdetar që të kërkonin strehim në funksion të një sulmi të afërt.

IDF tha se forca ekstreme do të përdorej kundër të gjitha objektivave nga të cilat raketat ishin hedhur në territorin izraelit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›