E Premte, 6 Nëntor 2026

TEL AVIV – Gantz: Nëse nuk ka një plan të qartë për Gazën deri më 8 qershor largohemi nga qeveria

TEL AVIV, 19 maj /ATSH-ANSA/ – Kabineti i luftës duhet të përgatisë një plan veprimi për luftën deri më 8 qershor: Ky është ultimatumi i ministrit të Kabinetit të Luftës, Beny Gantz, drejtuar kryeministrit Benjamin Netanyahu.

“Ju duhet të zgjidhni … nëse nuk zgjidhni, ne do të largohemi nga qeveria”, theksoi Gantz duke iu drejtuar kryeministrit Netanyahu.

Gantz nuk e mohoi zgjedhjen për të hyrë në qeverinë e kohës së luftës pas 7 tetorit në ultimatumin e tij drejtuar Netanyahut, por tha se “gjërat shkuan mirë për një kohë të gjatë, por së fundmi diçka ka shkuar keq”.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›