TEL AVIV – Herzog: Izraeli vazhdon të kërkojë paqe me fqinjët

TEL AVIV, 6 tetor /ATSH-DPA/ – Pak para përvjetorit të parë të masakrës së Hamasit më 7 tetor, presidenti izraelit Isaac Herzog njoftoi se ai synon të kapërcejë urrejtjen në rajon.
“Ne nuk e kemi braktisur dëshirën tonë të thellë dhe kërkimin e paqes me fqinjët tanë. Ne jemi një popull që kemi forcën për t’u ngritur kundër urrejtjes”, tha ai në një fjalim.
Ai theksoi se “ne nuk do të ndalemi së besuari se një botë më e mirë është e mundur”.
Në të njëjtën kohë, Herzog kujtoi se plagët e njerëzve në vend ende nuk mund të shëroheshin plotësisht.
Ai pohoi se ”pengjet ende po torturohen, ekzekutohen dhe vdesin në robëri. Izraeli vazhdon të përjetojë pasojat e sulmit brutal terrorist”.
Ai vuri në dukje se dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur brenda vendit ende nuk mund të kthehen në shtëpitë e tyre dhe në mbarë botën.
”Antisemitizmi është shfaqur pas luftës së Gazës si rezultat i masakrës së Hamasit. Sulmi terrorist shkatërroi ndjenjën e sigurisë për njerëzit në Izrael dhe shteti hebre vazhdon të kërcënohet nga Irani dhe përfaqësuesit e tij”, tha ai.
”Për myslimanët, të krishterët dhe druzët në Izrael si dhe hebrenjtë në mbarë botën, ka qenë një vit plot vuajtje dhe shkatërrime”, shtoi Herzog./ a.jor.