E Enjte, 5 Nëntor 2026

TEL AVIV – IDF: Kemi goditur më shumë se 100 objektiva të Hezbollahut

TEL AVIV, 21 shtator /ATSH-ANSA/ – Më shumë se 100 objektiva u sulmuan në Liban, duke përfshirë komplekset e lëshimit dhe infrastrukturën terroriste, raporton ushtria izraelite (IDF).

Disa minuta pasi IDF njoftoi sulmin në vazhdim, një breshëri prej rreth 25 raketash u lëshua nga Libani jugor drejt Izraelit verior.

Policia thotë se ka marrë raporte për goditje me raketa duke shkaktuar dëme dhe ndezje zjarri.

Nuk ka raportime për të lënduar. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›