E Enjte, 5 Nëntor 2026

TEL AVIV – IDF: Libani ka lëshuar 180 predha drejt Izraelit

TEL AVIV, 4 tetor /ATSH-DPA/- Ushtria izraelite (IDF) ka regjistruar sërish bombardime intensive nga Libani, me rreth 180 predha të lëshuara nga vendi fqinj drejt Izraelit, tha ushtria sot  izraelite.

Ditët e fundit ushtria ka numëruar edhe më shumë predha. Në Izraelin verior, sirenat u dëgjuan sërish disa herë sot.

Nuk ka pasur raporte fillestare për viktima apo dëme.

Milicia shiite libaneze e Hezbollahut mori përgjegjësinë për disa sulme ndaj objektivave në Izrael.

Ndërkohë, ushtria izraelite ka vazhduar të sulmojë objektivat në Liban – me qëllim që të dobësojë milicinë e mbështetur nga Irani dhe ta largojë atë nga kufiri. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›