TEL AVIV – IDF: Një tjetër peng i Hamasit është shpëtuar nga Rripi i Gazës

TEL AVIV, 27 gusht /ATSH-DPA/ – Ushtria izraelite (IDF) ka liruar një peng, një beduin 52-vjeçar, të mbajtur rob nga organizata islamike palestineze Hamas në një operacion kompleks në Rripin jugor të Gazës”, tha të martën.
Burri ndodhet në gjendje të qëndrueshme mjekësore dhe po transportohet në spital për kontrolle mjekësore.
“Nuk mund të publikohen detaje të mëtejshme për shkak të konsideratave të sigurisë së pengjeve tanë, sigurisë së forcave tona dhe sigurisë kombëtare”, tha ushtria në një postim në kanalin e saj Telegram. /os/