TEL AVIV – IDF: Trupat izraelite vrasin kreun e Hamasit në Xhenin, Wassem Hazem

TEL AVIV, 30 gusht /ATSH-ANSA-DPA/ – Forcat izraelite kanë vrarë kreun e Hamasit në Xhenin, në Bregun Perëndimor, Wassem Hazem si edhe dy terroristë të tjerë që ishin me të.
Informacioni u njoftua në një deklaratë të përbashkët nga ushtria (IDF), forcat e sigurisë dhe policia e vendit hebre.
Operacioni u zhvillua në zonën e Samarisë veriore.
”Hazem ishte i përfshirë në kryerjen dhe drejtimin e sulmeve me armë dhe bomba dhe kishte zhvilluar vazhdimisht aktivitete terroriste në zonën e Judesë dhe Samarisë”, thuhet në deklaratë.
Forcat izraelite i vranë ata gjatë një sulmi me avion, teksa tentonin të largoheshin nga një automjet.
Mësohet se në makinë u gjetën armë dhe eksplozivë.
Dëshmitarët okularë raportuan se në një fshat në jug të Xheninit, ushtria izraelite sulmoi një makinë me tre persona. Dy tentuan të arratiseshin. Një dron dyshohet se ka gjuajtur një raketë drejt të dyve. Të tre thuhet se vdiqën në sulm./ a.jor.