E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli nis lirimin masiv të të burgosurve palestinezë

TEL AVIV/RAMALLAH, 8 shkurt /ATSH-DPA/ – Izraeli ka filluar lirimin e të burgosurve palestinezë si pjesë e shkëmbimit të fundit me Hamasin.

”Një autobus me të burgosur nga burgu Ofer në Bregun Perëndimor ka mbërritur në Ramallah”, raportojnë mediet izraelite.

Të burgosurit, të liruar sipas kushteve të një marrëveshjeje armëpushimi, u përshëndetën nga një turmë e madhe.

”Një grup tjetër la një burg në shkretëtirën e Negevit dhe ishte rrugës për në Rripin e Gazës”, raportoi ”Times of Israel”.

Grupi përbëhej kryesisht nga palestinezë që ishin arrestuar gjatë luftës në Gaza.

Në këmbim të lirimit të tre pengjeve, gjithsej 183 të burgosur palestinezë do të liroheshin nga burgjet izraelite.

Mes tyre janë 18 me burgim të përjetshëm.

Agjencia palestineze e lajmeve, WAFA raportoi se qindra njerëz po prisnin në Ramallah për ardhjen e të burgosurve.

Forcat izraelite kishin ndaluar familjet të mblidheshin pranë burgut të Oferit./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›