E Enjte, 5 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli shpall fazën e re të luftës në frontin verior

TEL AVIV, 18 shtator /ATSH-DPA/- Pas shpërthimeve në Liban, ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant ka shpallur një “fazë të re” të luftës.

“Fokusi është në “frontin verior”, raportuan sot disa media izraelite, duke cituar zyrën e Gallant.

Ushtria izraelite dhe milicia libaneze e Hezbollahut janë përfshirë në një përleshje në frontin verior të Izraelit për muaj të tërë.

“Forcat dhe burimet do të zhvendosen në veri”, sipas medieve izraelite.

“Gallant tha se qëllimet e luftës së Izraelit në veri janë “të qarta dhe të thjeshta, të kthejnë banorët e qyteteve në veri – në shtëpitë e tyre të sigurt”, raportoi “Times of Israel”.

Sipas shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Izraelit, Herzi Halevi, ushtria izraelite është e përgatitur të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të krijuar kushtet për këtë.

“Ne nuk i kemi harruar pengjet dhe nuk i kemi harruar detyrat tona në jug”, theksoi Gallant.

Që nga fillimi i luftës së Gazës pothuajse një vit më parë, konfrontimet midis Hezbollahut dhe ushtrisë izraelite kanë ndodhur pothuajse çdo ditë. Dhjetëra mijëra njerëz nga të dyja palët u është dashur të braktisin shtëpitë e tyre. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›