E Enjte, 5 Nëntor 2026

TEL AVIV – Netanyahu i kërkon Gantz të mos largohet nga qeveria

TEL AVIV, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Kryeministri Benyamin Netanyahu i kërkoi bashkqeverisësit të tij Benny Gantz të mos largohej nga qeveria e emergjencës kombëtare të Izraelit.

“Të mos heqim dorë nga uniteti, edhe sot duhet të vazhdojmë të tregojmë përgjegjësi”, ishte apeli i kryeministrit në plataformën X.

Udhëheqësi i qendrës do të mbante një konferencë shtypi për të njoftuar dorëheqjen e tij, në mosmarrëveshje me linjën e kryeministrit për luftën dhe të ardhmen politike të Rripit.

Gantz, pas bastisjes së ushtrisë që çoi në lirimin e 4 pengjeve, më pas anuloi takimin.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›