E Enjte, 5 Nëntor 2026

TEL AVIV – Netanyahu shpreson për marrëveshje me Hamasin, pas presionit të ndërmjetësve

TEL AVIV, 16 gusht /ATSH-DPA/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po mbështetet në presionin e vendeve ndërmjetëse për fundin e bisedimeve me Hamasin për një armëpushim në Gaza.

Në një deklaratë, Netanyahu falënderoi Egjiptin, Katarin dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përpjekjet e tyre për të bindur islamikët palestinezë të braktisin refuzimin e tyre të një marrëveshjeje pengjesh.

Izraeli shpreson se presioni i tyre do ta detyrojë Hamasin të pranojë propozimet nga fundi i majit, në mënyrë që detajet e marrëveshjes të mund të zbatohen.

Bisedimet, duke përfshirë diskutimet për një armëpushim në luftën e Gazës, do të vazhdojnë javën e ardhshme./ /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›