E Hënë, 2 Nëntor 2026

TEL AVIV – Ushtria izraelite: Armëpushimi në Gaza hyri në fuqi sot në mesditë

TEL AVIV/GAZA, 10 tetor /ATSH-DPA/- Armëpushimi në Gaza midis Izraelit dhe grupit islamist palestinez “Hamas” hyri në fuqi sot në mesditë (09:00), tha sot një zëdhënës i forcave ushtarake izraelite (IDF).

Pas një progresi në bisedimet e paqes, Izraeli dhe Hamasi ranë dakord për fazën e parë të një plani paqeje të paraqitur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Marrëveshja përfshin lirimin e të gjithë pengjeve dhe tërheqjen e ushtarëve izraelitë në vijën e frontit – të rënë dakord reciprokisht në Gaza.

Izraeli do të lirojë rreth 250 palestinezë që vuajnë dënime me burgim të përjetshëm dhe afërsisht 1 700 të tjerë të arrestuar – pas sulmeve të udhëhequra nga Hamasi dy vjet më parë, të cilat shkaktuan luftën. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›