TIFF 2009 ul siparin, ndahen çmimet
Çmimin e madh e fituan dy filma, “Gruaja pa piano” e regjisorit spanjoll Havier Rebojo dhe “Akademia e Platos” e regjisorit nga Greqia, Filipos Tsitos. Ndërkohë që Gjergj Xhuvani fitoi çmimin si regjisori më i mirë i festivalit.
Çmimin e festivalit e kanë marrë aktorët protagonistë në filmin “Lindje-Perëndim-Lindje”. Fitues i çmimit të publikut u shpall regjisori Ilir Kaso me filmin “Kamioni”. Gjithashtu, DigitAlb, sponsori mediatik i këtij evenimenti, dha pesë çmime DigiArt.
Viktor Gjika dhe Teo Angelopulos u nderuan me çmimet e karrierës nga TIFF. Rreth 14 filma me metrazh të gjatë dhe 100 me metrazh të shkurtër ishin në garë në edicionin e shtatë të Tirana International Film Festival.