E Enjte, 5 Nëntor 2026

TIMS/ Nis marrja në pyetje e ministrit të Brendshëm. Seanca me Ballën do jetë me dyer të mbyllura, ja shkaku

Ka nisur mbledhja e Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS, ku sot pritet të dëshmojnë, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Muhamet Rrumbullaku, dhe drejtuesi i Departamentit të IT, Ervin Muça.

I pari që po merret në pyetje është ministri Balla, ndërsa seanca do të jetë me dyer të mbyllura, pasi ministri i Brendshëm, ka deklaruar se ka informacione të klasifikuara.

Në këtë mbledhje do të jenë vetëm deputetët që kanë certifikata sigurie.

Kështu hidhet poshtë kërkesa e kryetarit të Komisionit për të pasur një seancë publike./m.j

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›