E Enjte, 5 Nëntor 2026

“TIMS”, PS kërkon përfundimin e hetimit: T’i përmbahemi mandatit të përcaktuar nga Kuvendi

Pas marrjes sot të dëshmisë së fundit në Komisionin Hetimor për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS, me pyetjen e dëshmitarit të fundit në Planin e Hetimit të miratuar në unanimitet, përfaqësusit e mazhorancës kërkuan t’i përmbahen në mënyrë rigoroze ligjit dhe mandatit të caktuar nga Kuvendi.

Kërkesa e deputetëve të PS për të deklaruar përfundimin e hetimit parlamentar për këtë çështje nuk është marrë në konsideratë nga kryetari i komisionit duke mos u hedhur për votim.

Mazhoranca do të përsërisë kërkesën edhe në mbledhjen e ardhshme të këtij komisioni, mandati i të cilit mbaron në muajin korrik bashkë me këtë sesion punimesh të Kuvendit.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›