E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIMS ne Morine kapen te kerkuarit

Pike kalimet kufitare te Qarkut te Kukesit pervec perballimit te suksesshem te fluksit te udhetareve gjate kesaj vere fale sistemit TIMS kane arritur te ndalojne nje numer te konsiderueshem personash ne kerkim kombetare dhe nderkombetar.Personat e shpallur ne kerkim nderkombetar nga INTERPOLI jane ekstraduar ne vendet nga ku eshte bere kerkesa e ndalimit ndersa te tjeret i jane dorezuar drejtesise shqiptare.

Per periudhen janar- 31 gusht nga pikekalimet tona jane kapur 44 persona te shpallur ne kerkim kombetar dhe nderkombetar 22 prej te cileve jane nderkombetar dhe 22 me kerkim kombetar thote Perparim Aliaj Kryekomisar ne Morine.

Perballimi i suksesshem i fluksit te udhatreve eshte arritur edhe fale memorandumit te bashkepunimit ndermjet pales shqiptare dhe asaj kosovare per kontrollin e kufirit. Nje ndihme te madhe na ka dhene marreveshja e lidhur mes pales shqiptare dhe kosovare e cila eshte bere kontrolli me nje kalim vetem ne hyrje. Vetem per muajin gusht jane futur ne territorin shqiptare rreth 495 mije shtetas te huaj te cilet hyn per pushime ne Shqiperi vijon Aliaj.

Miremenaxhimi i kufijve eshte edhe nje nga detyrat kryesore per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian per kete arsye sigurise se tyre i eshte kushtuar nje vemendje e vecante nga qeveria shqiptare.

Flutura Tota

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›